Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pompeo: Dokumentet izraelite të Iranit vërtetojnë gënjeshtrën e Teheranit

Pompeo: Dokumentet izraelite të Iranit vërtetojnë gënjeshtrën e Teheranit

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, deklaroi se dokumentet e marra nga Izraeli tregojnë se Teherani ka gjënyer rreth programit të tij bërthamor, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Për më shumë vite, regjimi iranian ka insistuar në botë se programi i tij bërthamor është paqësor. Dokumentet e marra nga Izraeli brenda Iranit pa asnjë dyshim tregojnë se regjimi iranian nuk ishte duke thënë të vërtetëtn”, tha Pompeo në një deklaratë.

Pompeo tha se ai ka shqyrtuar shumë nga vetë dosjet dhe zyrtarët i kanë analizuar ato, analizat e të cilave do të vazhdojnë për disa muaj.

“Ne vlerësojmë se dokumentet që kemi shqyrtuar janë autentike”, tha ai.

Pompeo tha se dokumentet tregojnë se Irani kishte një program të fshehtë të armëve bërthamore për vite me rradhë.

“Irani kërkoi të zhvillonte armë bërthamore dhe sisteme të shpërndarjes së raketave. Deri më sot, Irani fshehu një arkiv të madh atomik nga bota dhe nga IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike)”, theksoi Pompeo.

Pompeo tha se mashtrimi bërthamor i Iranit nuk është në përputhje me premtimin e tij në marrveshjen bërthamore “se në asnjë rrethanë kurrë Irani nuk do të kërkojë, zhvillojë ose sigurojë armë bërthamore”.

“Irani ka gënjyer dhe ende është duke gënjyer”, u shpreh sekretari i shtetit amerikan.

Pompeo poashtu theksoi se është koha për të shqyrtuar çështjen nëse Iranit mund t’i besohet për të pasuruar ose kontrolluar çdo material bërthamor.

Në një deklaratë të djeshme, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pretendoi se shërbimet e intelegjencës izraelite kishin siguruar 55 mijë faqe të dokumenteve iraniane duke zbuluar se si Teherani gjoja gënjeu në botë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme në vitin 2015 për të frenuar programin e saj bërthamor.

Komentetet e tij pasuan një takim të fundjavës me sekretarit amerikan, Pompeo.

Presidentit amerikan, Donald Trump, pritet të njoftojë vendimin e tij më 12 maj nëse SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja.

Exit mobile version