Ballina Kuriozitete Pompei, zbulohen metodat e lashta romake të ndërtimit

Pompei, zbulohen metodat e lashta romake të ndërtimit

Arkeologët kanë gjetur material që hedhin dritë mbi teknikat e ndërtimit të përdorura nga romakët për të bërë ndërtesa ikonike

Gjetjet e fundit arkeologjike në Pompei kanë zbuluar disa prej sekreteve të ndërtimit romak, veçanërisht të strukturave madhështore si Panteoni.

Arkeologët kanë gjetur në kantierin antik të sapo gërmuar vegla pune, pllaka, tulla dhe grumbuj gëlqereje dhe gurësh të përdorur në ndërtimin e mureve, gjë që ka hedhur dritë mbi teknikat e ndërtimit të përdorura nga romakët për të bërë ndërtesa ikonike si p.sh. ujësjellësit dhe Koloseu.

“Kjo shpjegon pse romakët e lashtë ishin në gjendje të ndërtonin këto amfiteatro, ujësjellës dhe vepra të mëdha që ne shohim në të gjithë Mesdheun e lashtë. Pra, qyteti i vogël i Pompeit na ndihmon të kuptojmë perandorinë e madhe romake.”

Në fund të vitit të kaluar arkeologët zbuluan një burg ku skllevërit dhe gomarët ishin mbyllur për të bluar drithin e nevojshëm për të bërë bukë. Gërmimet tregojnë lëvizjen e kafshëve të cilat në atë kohë detyroheshin të ecnin me sy të lidhur. Furra buke ishte pjesë e ambienteve të punës së një shtëpie të madhe, zona e banimit të së cilës ishte zbukuruar me afreske të ruajtura mirë.

Pompei, 23 km (14 milje) në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur u varros nën hirin dhe pluhurin në shpërthimin vullkanik të malit Vezuvius në vitin 79 pas Krishtit, një nga më vdekjeprurësit në histori.

Exit mobile version