Polonia e ka kaluar pa telashe Estoninë në gjysmëfinale të plejofit të enjten mbrëma dhe ka avancuar në finale.
Polakët nëpërmjet Rrugës A të plejofit, në finale të martën do të luajnë kundër Uellsit që fitoi përballë Finlandës, 4:1.
Przemyslaë Frankoëski në minutën e 2-2të shënoi për 1:0.
Maksim Paskotsi e la skuadrën e Estonisë me dhjetë lojtarë pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 27-të. Piotr Zielinski, Jakub Piotroëski, autogoli i Karol Mets dhe Sebastian Szymanski, shënuan në pjesën e dytë për 5:0. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Martin Vetkal, në minutën e 78-të. Ndeshja është zhvilluar në Varshavë.