Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia e cilëson “agresion” vendimin e BE-së për sanksione financiare

Polonia e cilëson “agresion” vendimin e BE-së për sanksione financiare

Sebastian Kaleta

Zëvendësministri polak i Drejtësisë, Sebastian Kaleta e cilësoi sot agresion kërkesën e Komisionit Europian në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së (CJUE) për të urdhëruar sanksione financiare kundër Polonisë, në kuadër të një procedure mbi mungesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

“Komisioni Europian bllokoi në mënyrë të paligjshme fondet e Polonisë dhe kërkesën për sanksione. Këto janë akte agresioni”, deklaroi ai në një mesazh në Twitter duke shtuar se këto sulme ishin të paligjshme.

Komisioni Europian njoftoi sot se i kishte kërkuar Gjykatës së Drejtësisë të BE-së (CJUE) vendosjen e sanksioneve financiare kundër Polonisë, në kuadër të një procedure të ndërmarrë për mungesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor polak. /atsh

Exit mobile version