Austria ka marrë tre pikë të rëndësishme në Kampinatin Evropian.
Në ndeshjen e dytë të fazës së grupve, kombëtarja austriake shënoi fitore ndaj Polonisë, me rezultat 3-1.
Gernot Trauner i dha epërsinë Austrisë në minutën e 9-të, ndërsa Krzysztof Piatek barazoi shifrat në minutën e 30-të.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.
Austria fitoren e arriti me dy gola të tjerë të shënuar në pjesën e dytë.
Fillimisht Christoph Baumgartner riktheu epërsinë në minutën e 66-të, derisa Marko Arnautovic dymbëdhjetë minuta më vonë shënoi golin e fitores, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Franca, Holanda dhe Austria tashmë kanë nga tre pikë në grupin D, me ”Tulipanët” dhe ”Gjelat” që luajn ndeshjen vendimtare nga ora 21:00.
Në anën tjetër Polonia është afër eliminimit, pasi renditet e fundit me 0 pikë.