Ministri i Brendshëm i Polonisë, Mariusz Blaszczak, është shprehur se do të kryejnë ndryshime në ligjin për të huajt dhe se aplikimet e refugjatëve që do të hyjnë në vend do të kryhen në kufi, raporton Anadolu Agency (AA).
Blaszczak në një deklaratë ka theksuar se në Poloni do të kryhen ndryshime të ndryshme ligjore në lidhje me të huajt dhe se në kuadër të kësaj pasi aplikimet e refugjatëve të shqyrtohen në kufi do të jepet vendimi brenda 28 ditëve.
Duke pretenduar se në ndryshimet që do të kryhen janë marrë si shembull Franca, Gjermania dhe Hungaria, dhe se drafti është në përputhje me standardet e BE-së dhe me rregullat e Shcengen-it, Blaszczak tha se, “Objektiv parësor është siguria dhe kontrolli më i mirë i kufijve. Gjithashtu ky ligj do të lehtësojë edhe deportimin e refugjatëve të cilët hyjnë ose që tentojnë të hyjnë ilegalisht në vend”.
Ndër të tjera pasi ka mbrojtur idenë se dhënia e vendimit për aplikimet e refugjatëve në Poloni zgjat aktualisht mesatarisht 6 muaj, ku dhe në shumë raste refugjatët duke ankimuar vendimin e dhënë jetojnë ilegalisht për vite në Poloni, Blaszczak ka njoftuar se rregullorja e planifikuar nuk përfshin fëmijët dhe të sëmurët.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszczykowski në një deklaratë është shprehur “Pranimi i refugjatëve është i lidhur me tregun e punës së vendit dhe strukturën demografike të tij. Askush nuk mund të ushtrojë presion mbi vendet anëtare të Bashkimi Evropian për pranimin e refugjatëve”.
Vitin e kaluar në Poloni janë kryer 12.300 aplikime për azil, ku vetëm për 390 persona është dhënë statusi i refugjatit.