Policia polake ka arrestuar mbi 4,300 emigrantë të paligjshëm në të gjithë vendin që prej muajit gusht 2021, njoftoi një zëdhënës i Shtabit të Policisë.
Polonia ka luftuar për të frenuar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe afrikanë që kalojnë në Poloni nga Bjellorusia. Qeveria polake deklaroi se ata janë ftuar në Bjellorusi nga presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, me pretendimin se do të jenë në gjendje të jetojnë në BE.
Inspektori Mariusz Ciarka tha se, gjatë tre muajve të fundit, në rajonin verilindor të Podlasisë pranë kufirit me Bjellorusinë dhe Lituaninë, policia ka arrestuar 231 korrierë të cilët janë kapur duke transportuar mbi 1,000 persona që përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin.
Ai shtoi se korrierët zakonisht kanë dokumente identiteti gjermane ose suedeze, kontrabandojnë njerëz vetëm për përfitime, duke vendosur tarifa mbi 1,000 euro ose dollarë për çdo migrant. /atsh