Një politikane e Australisë ka dalur në parlamend dhe ka rrëfyer se si e ka denoncuar burrin e saj në polici, pasi në kompjuterin e kishte zbuluar materiale të pedofilisë.
Rachel Carling-Jenkins lexoi një deklaratë në parlamentin e Viktorias duke përshkruar ndikimin psikologjik që pati zbulimi tronditës lidhur me bashkëshortin e saj.
“Unë personalisht pashë imazhe thellësisht shqetësuese që më kanë shkaktuar ankth të vazhdueshëm”, tha ajo.
“Fytyrat e vajzave të vogla janë ngulitur në kujtesën time në përjetësi, dhe unë lutem që policia të jetë në gjendje të identifikojë dhe të shpëtoj sa më shumë viktima të dobëta dhe të pambrojtura, sa më shpejt të jetë e mundur.
“Këto vajza të vogla e kanë humbur pafajësinë e tyre, fëmijërinë e tyre dhe kontrollin e tyre mbi fatin e tyre”.
Carling-Jenkins tha se zbulimi menjëherë e përfundoi martesën, dhe ajo e njoftoi policinë. /MESAZHI/