Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia zvicerane arreston shqiptarin me 12 kg heroinë

Policia zvicerane arreston shqiptarin me 12 kg heroinë

Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso Brogeda që lidh Italinë me Francën.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zvicerane e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze.

Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës.

Heroina ishte e konfeksionuar në 20 pako dhe e fshehur nën sediljen e pasme, në një fund të dyfishtë të auomjetit.

Ndaj emigrantit shqiptar me nënshtetësi franceze është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.

Exit mobile version