Policia zvicerane arreston shqiptarin me 12 kg heroinë

Policia zvicerane ka sekuestruar 12 kg heroinë në kufirin rrugor Chiasso Brogeda që lidh Italinë me Francën.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një makinë me targa zvicerane e drejtuar nga një emigrant shqiptar me nënshtetësi franceze.

Automjeti po udhëtonte nga Italia drejt Zvicrës.

Heroina ishte e konfeksionuar në 20 pako dhe e fshehur nën sediljen e pasme, në një fund të dyfishtë të auomjetit.

Ndaj emigrantit shqiptar me nënshtetësi franceze është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg.