Policia: Vizita e zv/presidentit Biden kaloi pa asnjë incident

Policia e Kosovës, ka njoftuar përmes një komunikate për media se vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë ka kaluar pa asnjë incident.

Policia thotë, se vizita e Bidenit ka kaluar me planifikime të parapara, gjithashtu, falënderon të gjithë akterët dhe qytetarët për maturin dhe mirëkuptimin e treguar për ndërprerjen e qarkullimit në disa rrugë.

Ja komunikata e plotë e PK-së:

“Ju informojmë se gjatë realizimit të vizitës së Zëvendës Presidentit Amerikan Joe BIDEN në vendin tonë, me datë 16 dhe 17 gusht 2016, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen per porsonalitete të larta.

Vizita e Zëvendës Presidentit Amerikan z. BIDEN, në Republikën e Kosovës, ka perfunduar sipas planifikimeve të parapara, nuk është raportuar asnjë incident, perderisa Policia e Kosovës falenderon të gjithë akterët e përfshirë, e në veçanti falenderojmë qytetarët e vendit për maturinë e treguar dhe mirkuptimin gjatë nderprerjeve të përkohshme të qarkullimit nëpër disa rrugë gjatë realizimit të vizitës, dhe një herit ju njoftojmë se të gjitha rrugët tani janë të lira për qarkullim”, thuhet aty.