Policia vendos pengesa mbi urën e Bërnjakut për të parandaluar kontrabandën

Policia e Kosovës ka vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut për të parandaluar kontrabandën në këtë pjesë të veriut të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se aty nuk mund të kalojnë kamionët, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.