Policia turke zhvillon operacione të gjera antiterroriste në Stamboll

Policia turke ka bastisur 21 shtëpi në Stamboll dhe arrestoi një numër personash të dyshuar për lidhjet me grupin terrorist DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u arrestuan gjatë orëve të para të mëngjesit në operacionet paralele antiterroriste në qytet nga ekipe të policisë turke dhe personelit të agjencisë së inteligjencës, theksuan burimet e sigurisë, duke shtuar se disa nga ata dyshohet se janë aktivë në Siri.

Shtëpitë e bastisura janë ende duke u kontrolluar, ndërsa një operacion tjetër po zhvillohet gjithashtu për të arrestuar të dyshuar e tjerë në arrati.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Turqia është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, me të paktën 10 bomba vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura që vranë 315 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.