Policia turke ka arrestuar dy kontrabandistë të cilët ishin duke kontrabanduar një kopje të Teuratit të punuar prej ari dhe e shkruar në lëkurë dreri. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në provincën Mugla.
Ekipet e xhandarmërisë erdhën në kontakt me kontrabandistët të cilët përpiqeshin të shesin Teuratin, për të cilin besohet të jetë shtatë shekuj i vjetër, transmeton Angensia Anadolu.
Pjesëtarët e forcave sekrete turke ishin dakorduar me të dyshuarit për një çmim prej 7.5 milionë lira (rreth 1.64 milionë euro) dhe organizuan një takim në bregdet.
Në operacion u arrestuan Sadettin U., Selahattin U., Zahit C. dhe Ilker A. dhe u konfiskua kopja e librit të shenjtë të Teuratit.
Libri është dorëzuar në Muzeun Fethiye për përpunim të mëtejshëm. /MESAZHI/