Policia turke arreston 106 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Policia në Turqi arrestoi 106 persona të dyshuar për lidhje me Organizatën Terroriste FETO, grupi që qëndron pas përpjekjes së grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, njoftuan të mërkurën burimet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në Stamboll kishin lëshuar urdhër arresti për 132 të dyshuar, përfshirë 82 ushtarakë aktivë dhe 50 ushtarakë të shkarkuar ose në pension nga Forcat e Armatosura Turke, për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist, bëri të ditur një burim i cili kërkoi mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.

Në një operacion me bazë në Stamboll, në 34 provinca, ekipet e policisë së antiterrorit arrestuan 106 të dyshuar, tha burimi.

Policia vazhdon kërkimin për të dyshuarit e tjerë, shton deklarata. 

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.