Policia thotë se gjeti tri gëzhoja dhe katër fishekë në vendin ku u vranë dy të rinj në Klinë

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë” në një lokal në Klinë.

Sipas njoftimit të policisë, në vend ngjarje janë sekuestruar një revole CANIK9x19, një karikator, katër fishekë dhe tri gëzhoja.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ndryshe, dy persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri, mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Klinës.

Policia e Kosovës konfirmoi për Tëvë1, se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi./