Policia: Sokol Zogaj u sulmua me shufra

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin fizik ndaj shefit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

Sipas PK-së, dyshohet se Zogaj është sulmuar me mjete të forta (shufra), nga persona të dyshuar në lagjen Ulpiana rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor.