Për shkak të tensioneve të shtuara në veri të Mitrovicës, mediat serbe raportuan se dhjetëra serbë janë mbledhur në pjesën veriore, më saktësisht në vendin ku ndodhet muri për të parandaluar, siç thonë ata, sulmet e planifikuara nga shqiptarët.
Mirëpo këtë lajm e ka demantuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai për lajmi.net ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“Situata është e qetë, edhe pse nuk mund të prononcohem për pjesën veriore unë më herët isha prezent tek ura e Ibrit dhe nuk hasa në asgjë të pazakontë. E vetmja gjë që ka mundur të ngjallë dyshime është se sot Policia e Kosovës ka kontrolluar kamerat e sigurisë mbi lumin Ibër vend ky ku mund të shihet edhe muri”, ka thënë Zahiti për lajmi.net.
Blic dhe Tanjug kanë raportuar për tensione në veri.