Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia shkatërron një organizatë kriminale në Ankara

Policia shkatërron një organizatë kriminale në Ankara

Policia turke arrestoi 39 të dyshuar në operacionet kundër një organizate kriminale të mërkurën në mëngjes në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të arrestuarve janë një ushtar, një polic dhe shefi i policisë në nivel lokal, tha një burim policor i cili deshi të mbetet anonim.

Burimi shtoi se organizata kriminale e udhëhequr nga i dyshuari Goksel S. ishte përfshirë në grabitje, mashtrim, shitje të armëve dhe drogës, sigurimin e objekteve të bixhozit në shumë lokacione si dhe duke i detyruar njerëzit të nënshkruajnë çeqe dhe fatura.

Në operacione, ku ishin përfshirë 300 oficerë policie, u kryen bastisje të objekteve në 64 adresa të ndryshme. Poashtu gjatë bastisjeve policia konfiskoi sasi të madhe armësh.

Exit mobile version