Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 100 kilogramë drogë dhe ka arrestuar dy persona pas një operacioni të zhvilluar të dielën në Prishtinë dhe Pejë.
Siç ka njoftuar policia operacioni policor është realizuar në një qendër tregtare në rrugën magjistrale e Pejë-Deçan ku janë arrestuar dy personave të dyshuar shtetas të Republikës së Kosovës.
“Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku poashtu është gjet një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.
Po ashtu janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale