Policia e Kosovës ka njoftuar se në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjeter nuk kanë ndikuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor.
“Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjehershme jane menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosoves dhe Prokuroia e Shtetit”.
Bëhet e ditur se në Policinë e Kosovës në gjithë territorin e vendit janë evidentuar disa raste penale, si dhe 14 incidente të natyrave të ndryshme, të cilat PK i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave të parapara ligjore.
“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar të PKK-Jarinje, sot rreth orës 12:40 në hyrje të RKS-së kanë ndaluar për kontrollë një autobusë udhëtarësh me targa KG, në të cilin janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese”.
“Pas verifikimit të mjeteve të dyshuara ka rezultuar të jenë dy granata dore dhe dy detonator elektrik të cilët në mënyrë të kontrolluar janë larguar nga njësitet kompetente”.
Si rezultat i punës dhe veprimeve të zyrtarëve policor lidhur me këtë rast janë shoqëruar tre persona të dyshuar serb në stacion policor.
Lidhur me këto raste në cilësinë e personave të dyshuar me vendim të prokurorit kompetentë janë ndaluar pesë persona, bën të ditur policia./Mesazhi/