Policia e Kosovës po i heton dy vdekje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Në Obiliq një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante që kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, edhe në Istog një person është gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.