Në tërë vendin, patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
“Policia së bashku me inspektorë kompetent po realizojnë kontrolle në biznese, mjete transporti, sheshe e rrugë, duke zbatuar Ligjin antiCOVID 19. Po ashtu, po vazhdojnë edhe gjobitjet e atyre që bijën ndesh me ligjin në fjalë’, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia, për t’i ikur gjobave, apelon tek qytetarët, që të respektohen vendimet e institucioneve të vendit dhe Ligji AntiCOVID, pasi pandemia është ende prezent në mesin tonë dhe të gjithë së bashku ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit.