Policia në veri konfiskon granata dore, municion, e kartela grafike

Sot, Policia e Kosovës pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë kryer një kontroll në qytetin e Mitrovicës Veriore.

Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj.

Gjatë kontrollit janë gjetur mjete shpërthyese – granata dore, municion si dhe mjete të tjera të dyshuara.

Kartelat grafike (RIGAT) për prodhimin e kriptovalutave janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe konfiskuar janë:

Katër mjete shpërthyese (granata dore M79)
Tetë gaz maska me filtër dhe dy filtër rezervë
Dhjetë USB
Një pajisje optike për snajper “tasco 6×40”
Një çantë me pajisje optike për armë (Bushnell)
Një pelerin për snajper
Një krehër me pesë (5) fishek për armë të gjatë
Një kuti me pesëmbëdhjetë fishek për armë të gjatë 7.9mm
Nëntëdhjetë e nëntë (99) fishek për armë gjuetie
Dy fishek te pistoletes
Dy telefona
Një sim kartel
Katër mbushës (adapter) për radio lidhje (motorolla)
Një bateri dore
Një maicë e zezë me foto dhe mbishkrim (“KALORËS I KOSOVËS”)
Një shufër metalike
Një busulle ushtarake
Pajisje, dritë rotative për veturë
Pajisje për pastrim të armëve
Një palë pranga me fotroll
Ndërkohë, në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar M.B., viti i lindjes 1988, i cili është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit me aktvendim, të cilit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.