Policia në Mitrovicën Veriore sërish gjen armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe pajisje tjera të dyshimta

Me datën 22.01.2025, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën ,, Kollashini “ në qytetin e Mitrovicës Veriore. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellëse të saj.

Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuar janë:

• Një armë e gjatë(pushkë ajrore),
• Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,
• Një (1) shtëpizë e Kompjuterit
• Një (1) karikator i revoles
• Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm
• Një (1) Radiolidhje
• Një (1) kamerë vëzhgimi,
• Një (1) Divijar,
• Një (1) vulë metalike dhe
• Një (1) Letërnjoftim

Aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë person i dyshuar, mirëpo është identifikuar një person dhe i cili është me interes për Policinë që të intervistohet.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim.