Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia në Francë sulmon brutalisht gazetarët

Policia në Francë sulmon brutalisht gazetarët

Sipas pamjeve në një video, policia franceze ka sulmuar brutalisht dy “gazetarë” që mbulonin protestat e “jelekëve të verdhë” në qytetin jugor të vendit Toulouse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke shpëndarë videon në llogarinë e tij në Twitter, gazetari Nicolas Gregoire i Medium.com, tha: “Në Toulouse, policia kapi dhe shkatërroi një kamerë. Pastaj goditi gazetarët që mbronin pajisjet e tyre. Që nga fillimi i dhunës, asnjë polic nuk është pezulluar apo dënuar”.

Protestat e “jelekëve të verdhë” filluan në kryeqytetin Paris 5 muaj më parë si reagim ndaj rritjes së shpenzimeve të karburantit. Megjithatë, protestat më vonë dolën jashtë kontrollit në trazira anti-qeveritare.

Sipas qeverisë franceze, si pasojë e protestave 11 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur.

Rreth 8.400 persona janë arrestuar për protesta dhe 2.000 janë dënuar me burg.

Exit mobile version