Policia në aksion, mbyll 12 lokale në Prizren për mosrespektim të masave anti-Covid

Pasi u publikuan pamje ku qytetarët ishin grumbulluar në qendra tregtare dhe lokale të ndryshme, Policia e Kosovës ka mbyllur 12 lokale në Prizren.

Policia në Prizren dhe Inspektorët komunal kanë mbyllur 12 lokale afariste në këtë qytet.

Përmes një komunikate për media policia njofton se mbrëmë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba.

“Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Policia ka paralajmëruar se do të jetë vazhdimisht në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.

“Gjate zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftim.