Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka kontrolluar një shtëpi në fshatin Lubishtë të Vitisë.
Gjatë aksionit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur 205.9 kilogramë duhan i papërpunuar, 12 qese plastike me duhan të papërpunuar prej 130.9kg, 24 paketa me duhan të grirë dhe 28 qese me duhan aromatik.
‘’Me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur: 205.9 kg. duhan i papërpunuar, 12 qese plastike me duhan të përpunuar 130.9 kg., 24 paketa me duhan të grirë, 28 qese me duhan aromatik dhe disa ambalazhe për paketim të duhanit të cilat i ka konfiskuar njësia e Doganës’’
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.