Ballina Lajmet Kosovë Policia konfiskon mbi 83 kilogramë marihuanë,dhe arreston tre persona

Policia konfiskon mbi 83 kilogramë marihuanë,dhe arreston tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksion të ndërmarr dje ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar mbi 80 kg substancë narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast janë: U. K. lindur me 1971 M/SH/K, E. K. lindur me 1997 M/SH/K, E. A. lindur me 1997 M/SH/K.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;
Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe pesë telefona celular.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

Exit mobile version