Dy persona janë arrestuar në mbrëmjen e së dielës lidhur me dyshimet e ngritura se kanë dorë në vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
”Nderlidhur me hetimin e ketij rasti ne oret e mbremjes ndaj 2 personave eshte shqiptuar masa e arrestit policor, te cilet me rekomandimin e prokurorit te shtetit jane derguar ne qendren e mbajtjes per 48 ore per ti proceduar me tej ne fazat tjera te procesit hetimor.”
Ahmeti tutje tha tha se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër që të dy të mitur, transmeton Klan Kosova.
”Ndaj 2 te arrestuarve, nje femer dhe nje mashkull qe te dy te mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nese te njejtit nderlidhen ne ndonje forme me rastin ne fjale”, ka përfunduar ajo, për KlanKosova.tv.
Megjithatë gjatë ditës së sotme, Prokurori i rastit Valdet Gashi, kishte konfirmuar për Klan Kosova për një arrestim tjetër i një të riu për në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit.