Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha, të cilët i ofruar bashkëpunim sa i përket pjesës sindikale të Policisë.
Sefaj vuri në dukje së është e rëndësishme që në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë së Kosovës, të koordinohet edhe bashkëpunimi me përfaqësuesit social të Policisë, të cilët vazhdimisht angazhohen në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës./Kosovapress/
Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan ministrin Sefaj me sfidat që e presin Policinë e Kosovës dhe vunë në pah kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore, si dhe Ligjin për pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës.
Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij për përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e policisë dhe theksoi se tashmë ligji për pensionimin e zyrtarëve policor është në fazat e fundit të tij, para se të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend./Mesazhi/