Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy personave për vrasjen e rëndë në tentativë në Pejë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e personave të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë” , e cila ka ndodhur të premten në rrugën “Jeton Dedushaj”, në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit janë Adem (Lulzim) BULLIQI i lindur me 18.10.1998 nё Pejë si dhe Besnik (Lulzim) BULLIQI i lindur me 31.03.1993 nё Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë