Policia jep detaje për vrasjen në Drenas, shtatë persona u përfshin në përleshje

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit në Drenas ku u vra një person dhe u lënduan disa të tjerë.

Në këtë ngjarje sipas policisë ishin të involvuar shtatë persona ku njeri mbeti i vdekur.

Të dyshuarit gjenden në arrati.

“Pas një mos marrëveshje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovar, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.