Dy vëllezër kanë humbur jetën ditën e djeshme pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Njëri vdiq në vendin e ngjarjes, tjetri në QKUK.
Pretendohet se vrasja ndodhi për çështje pronësie. Ndërsa siç njofton policia, i dyshuari gjendet në arrati, përcjell lajmi.net.
Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.
Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.
Raporti i plotë i Policisë:
Fsh. Repë, Podujevë 18.07.2020-13:04. Është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasoj viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, kurse vëllai i tij viktima mashkull kosovar është plagosur dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte kryer veprën gjendet në arrati. Rreth orës 19:18 ka ndërruar jetë edhe viktima e dytë mashkull kosovar që ishte në QKUK. Njësit policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.