Policia e Kosovës ka njoftuar rreth sulmit të mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës.
Policia ka thënë se gjendja e ish-gazetarës është stabile dhe se autoritetet po punojnë për të zbardh rastin, transmeton lajmi.net.“Me datë 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulmi fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në Rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njesit Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh”, thotë policia.
Më pas, njoftohet nga policia, se: “viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.”