Policia jep detaje për punëtorin që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një 25-vjeçar ka vdekur, si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në vendin e punës, të dielën në Prizren.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi kujdestar.

Ndërkohë, lidhur me rastin janë arrestuar tre menaxherë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytryqi, tha se vdekja e A.G., ka ardhur si pasojë e goditjes nga një profil metali në një objekt ku ishte duke punuar në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.