Ballina Lajmet Kosovë Policia jep detaje për plagosjen e 38 vjeçarit dje në Mitrovicë, të...

Policia jep detaje për plagosjen e 38 vjeçarit dje në Mitrovicë, të dyshuarit ende në arrati

Një incident ka ndodhur dje në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet se viktima ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Derisa viktima ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin 24-orësh

Exit mobile version