Policia izraelite qëlloi për vdekje një palestinez me arsyetimin se “kreu sulm të armatosur” në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të policisë izraelite thuhet se në sulmin e armatosur në Qytetin e Vjetër janë plagosur dy civilë dhe dy policë, dhe se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcime policore dhe se sulmuesi është neutralizuar.
Në të njëjtën kohë, transmetuesi publik izraelit KAN raporton se një civil i plagosur vdiq dhe se ishte një kolon hebre. Channel 12 tha se sulmi u krye nga një palestinez i cili u vra në vendin e ngjarjes.
Burimet lokale raportojnë se forcat izraelite kanë mbyllur të gjitha hyrjet në Qytetin e Vjetër dhe kompleksin Al-Aksa.