Policia izraelite qëllon një palestinez me aftësi të kufizuara në Kuds

Forcat izraelite sot qëlluan dhe plagosën një palestinez të shurdhër në një pikë kontrolli ushtarak në Kuds, njoftoi policia izraelite, raporton Anadolu Agency (AA)

Në një deklaratë, policia tha se një palestinez 60-vjeçar nuk i dëgjoi urdhrat për të ndaluar, duke bërë që ushtarët ta qëllonin atë në pikën e kontrollit Qalandia midis Kudsit dhe qytetit Ramallah.

Sipas deklaratës, palestinez pësoi plagë jo serioze.

Dëshmitarët okularë më herët thanë se një palestinez u qëllua në këmbë nga ushtarët izraelitë në pikën e kontrollit.