Policia izraelite plagosi dhe arrestoi një palestinez pas pretendimeve se ai goditi me thikë një oficer të policisë izraelite duke e plagosur lehtë në Qytetin e Vjetër në Kuds, raporton transmeton Anadolu Agency (AA).
“Një i dyshuar kohët e fundit mbërriti në Portën Alnnazir, ku u përpoq të godiste policët me thikë”, tha policia në një deklaratë me shkrim.
“Palestinezi u neutralizua dhe ai u arrestua menjëherë nga oficerë të tjerë të policisë”, shkruhej në deklaratë, duke shtuar se “një nga oficerët u plagos lehtë”.
Policia nuk sqaroi gjendjen shëndetësore të palestinezit të plagosur ndërsa e përditshmja izraelite Maariv tha se ai është në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët okularë thanë se policia izraelite mbylli menjëherë portat e qytetit të vjetër. /aa