Policia izraelite arreston 4 palestinezë në Kuds

Katër palestinezë janë arrestuar nga policia izraelite në afërsi të njërës nga hyrjet kryesore të Qytetit të Vjetër të Kudsit nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, policia izraelite arrestoi 4 palestinezë prej të cilëve 3 vajza të reja pasi i rrahu.

Policia izraelite nuk dha deklaratë rreth shkakut të arrestimit të palestinezëve.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.