Policia izraelite arreston 3 fëmijë palestinezë në Kuds

Policia izraelite arrestoi tre fëmijë palestinezë në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Qendra palestineze e Informacionit Wadi Hilweh tha se gjatë arrestimit të fëmijëve ka ndodhur përplasje e vogël midis palestinezëve që reaguan dhe policisë izraelite.

Qendra tha se nuk është dhënë asnjë detaj rreth arsyes së arrestimit të fëmijëve palestinezë.

Sipas të dhënave zyrtare palestineze, në burgjet izraelite aktualisht gjenden 200 palestinezë nën moshën 18-vjeçare.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, duke arrestuar palestinezë nën pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve të shpeshta, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen për ditë të tëra në qendrat izraelite të arrestit.