Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia holandeze qëndrim të shëmtuar ndaj ministres Kaya

Policia holandeze qëndrim të shëmtuar ndaj ministres Kaya


“Unë do të hyjë në ndërtesën e konsullatës sonë. Do të më lejoni dhe unë do të hyj në atë ndërtesë. Unë do të qëndroj këtu deri kur ju të më lejoni. Nuk largohem në asnjë vend”, tha Kaya.

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayman Kaya të cilën policia holandeze nuk e lejoi të hyjë në Kryekonsullatën e Turqisë në Rotterdam duke kërkuar largimin e saj nga vendi tha se “Unë do të hyj në ndërtesën e konsullatës sonë. Do të më lejoni dhe unë do të hyjë në atë ndërtesë. Unë do të qëndroj këtu deri kur ju të më lejoni. Nuk largohem në asnjë vend”, raporton Anadolu Agency (AA).

Më pas ka ardhur deri tek një debati mes ministres Kaya dhe policisë holandeze.

Policia holandeze, ku njëri prej tyre fliste gjuhën turke ka thënë: “Ka ardhur urdhër nga ministritë. Ju duhet të largoheni nga Holanda. Për ju ka mbërritur një ekip special, do tju shoqërojmë. Me automjetin tuaj duhet të na ndiqni dhe të ktheheni në Gjermani”.

Ndërsa ministrja Kaya në reagim të fjalëve të policit është përgjigjur: “Unë do të hyjë në ndërtesën e konsullatës sonë. Do të më lejoni dhe unë do të hyj në atë ndërtesë. Unë do të qëndroj këtu deri kur ju të më lejoni. Nuk largohem në asnjë vend”.

Pas fjalëve të ministres Kaya, polici holandez ka tërhequr vëmendjen duke përdorur shprehjen “Nëse nuk largoheni mund të kryhen zbatueshmëri të tjera”.

Kaya duke bërë reagim të ashpër ndaj policit “kryeni zbatueshmërinë që dëshironi” ka theksuar më tej:

“Pas pak nga këtu do ti drejtohem të gjithë botës. Me këtë sjellje antidemokratike që bëni, si Holandë po shkelni të drejtën time të veprimit, shprehjes dhe çdo lloj të drejte demokratike timen. Këtu është konsullata e vendit tim dhe ju jeni të detyruar të më lejoni që unë të hyj atje”.

Qeveria e Holandës kishte penguar vizitat që ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu me ministren e Politikave Sociale dhe të Familjes Fatma Betül Sayan Kaya do të realizonin me qëllim për t’u takuar me përfaqësuesit diplomatikë dhe komunitetin turk që jeton në Holandë.

Ministria e Jashtme duke dënuar këto pengesa ka kërkuar që të mos kthehet në detyrën e tij në Turqi ambasadori holandez i cili ende ndodhet jashtë vendit me leje. Me arsyetimin e sigurisë ishin mbyllur hyrjet dhe daljet në Ambasadën holandeze në Ankara dhe në Konsullatën holandeze në Stamboll.

Policia holandeze duke përdrur forcën shpërndau qytetarët turq të cilët reaguan për mbajtjen e automjetit të ministers Sayan nga policia në Rotterdam. Përderisa vazhdojnë pengesat një numër i madh qytetarësh të mbledhur para përfaqësive diplomatike holandeze në Ankara dhe Stamoll protestojnë kundër kësaj situate.

Exit mobile version