Pak minuta pasi studentët kanë vendosur pankartën në derën e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Policia e Kosovës ka hequr atë.
Në pllakatën e vendosur ishte shkruar se “ky objekt që ka uzurpuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit, pushtuesit shovinist të Millosheviqit”.
Kurse, gazetarët serbë i duartrokitën veprimit të Policisë së Kosovës pas largimit e kësaj pankarte.