Policia gjermane është detyruar të përdorë cisterna uji për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur kundër takimit të G20 në Hamburg.
“Ky nuk është një tubim ligjor, por tubim i paautorizuar”, tha një zëdhënës i policisë.
Pak më vonë, policia përdori spërkatës me ujë dhe lëndë lotsjellëse për shpërndarjen e tubimeve të disa qindra njerëzve që kishin filluar të bllokonin rrugët.
Një person u arrestua dhe një kalimtar, i cili nuk ishte përfshirë në demonstratë, u plagos lehtë, sipas një mesazhi policor të publikuar në Twitter.
Të dielën, policia përdori mjete të shpërndarjes së turmës, dhe spastroi tendat e ngritura nga rreth 600 aktivistë në brigjet e lumit Elba.
Organizatorët e protestës Anti-G20 dhe shteti i qytetit të Hamburgut kanë javë të tëra në gjykata, nëse aktivistët mund të ngrenë tendat në shenjë proteste ndaj ngjarjes botërore. /MESAZHI/