BERLIN (AA) – Aksidentet e vogla të trafikut në udhëkryqet frekuentuese urbane thuajse janë përditshmëri për ekipet e policisë së trafikut në Gjermani. Një aksident i tillë të premten, në qytetin verilindor gjerman Neheim, ka tronditur policinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ndeshjes së dy automjeteve në qendër të qytetit policia doli në terren, ndërsa aksidentin pa të lënduar dhe me dëme materiale e shkaktuan një grua 34 vjeçare dhe një burrë 74 vjeçarë.
Vozitësi tashmë 56 vite ka përdorur automjet në Gjermani, ndërsa asnjëherë nuk ka dhënë provimin e patent shoferit dhe nuk ka pasur leje për vozitje.
Policia sot njoftoi se vozitësi tha se ka dhënë kërkesën për dhënien e provimit për patent shofer para shkuarjes në ushtri para gjashtë dekadave. Orët e trajnimit nuk i vazhdoi pas kryerjes së afatit ushtarak.