Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitë policorë kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku janë kryer kontrolle në rrugën “Kralj Petri” në veri të Mitrovicës.
Me këtë rast, Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit nën një kulm të ndërtesës janë gjetur, municion dhe pajisje të ndryshme.
Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:
një AK-47
pesë karikatorë me municion të AK 47
136 fishekë të AK- 47
një çantë krahu
dy radio-lidhje të dorës
një radio lidhje për veturë
dy mbushës radiolidhjesh
një tytë shtesë e AK-47
“Deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”,thuhet në njoftimin për media.
Duhet përkujtuar që gjatë dy ditëve të fundit policia pati disa raste të gjetjes dhe sekuestrimit të armëve në veri të vendit.