Ballina Sport Futboll Policia franceze arrestoi futbollistin e Nice për një postim për Palestinën

Policia franceze arrestoi futbollistin e Nice për një postim për Palestinën

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se policia franceze ka ndaluar të premten mbrëma futbollistin algjerian dhe anëtarin e Nice, Youcef Atal, për “glorifikim të mundshëm të terrorizmit”.

27-vjeçari Atal doli në qendër të vëmendjes në mes të tetorit pasi ndau një postim në rrjetet sociale duke i kërkuar Zotit që “të dërgojë një ditë të zezë për hebrenjtë”.

Postimi u fshi shpejt dhe përfaqësuesi algjerian kërkoi falje. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit (FFF) e gjobiti atë me shtatë ndeshje pezullim dhe ai gjithashtu u pezullua nga klubi.

Më pas ka nisur hetimi, i cili ka rezultuar me dërgimin e tij në stacionin policor mbrëmjen e së premtes, njoftoi Prokuroria e Shtetit.

Një hetim u nis për “glorifikimin e terrorizmit të Hamasit” dhe pas marrjes në pyetje, Atal u la i lirë me kusht.

Futbollisti është ende nën kontratë me një nga klubet më të forta franceze, por Nice e ka pezulluar deri në njoftimin e dytë.

Është shumë e mundur që ai të mos luajë më për klubin edhe pas skadimit të pezullimit prej shtatë ndeshjesh nga federata.

Fjala është për një futbollist që sipas Transfermarkt kap vlerën e shtatë milionë eurove dhe këtë sezon ka luajtur gjashtë ndeshje në Ligue 1. Është një anëtar i vjetër i kombëtares algjeriane, për të cilin ka luajtur 29 ndeshje.

Exit mobile version