Dy të miturit që janë arratisur dje nga Qendra Korrektuese në Lipjan, janë ende në kërkim nga Policia e Kosovës.
Kështu ka njoftuar sot Policia duke mos jep më shumë detaje rreth këtij rasti.
Ndryshe, sipas burimeve të Indeksonline, të arratisurit janë Lum Lekaj nga komuna e Pejës dhe Valmir Ademi nga Komuna e Vushtrrisë. Të njëjtat burime kanë theksuar se të arratisurit ishin dënuar për vrasje.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.
Gjithashtu ata kanë njoftuar se për këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues.