Policia në qytetin New York të SHBA-së, ndërhyri ashpër ndaj grupit mbështetës të Palestinës i cili mbajti protestë para banesës së kryetarit të bashkisë, transmeton Anadolu.
Sipas postimeve të bëra në platformën e medias sociale X, mbështetësit e Palestinës zhvilluan protestë para banesës së kryetarit të bashkisë së New Yorkut.
Në protestën ku u brohoritën slogane në mbështetje të Palestinës, u shënuan përleshje mes protestuesve dhe policisë.
Disa protestues u arrestuan nga policia duke përdorur ndërhyrje të ashpër, ndërsa pretendohet se një protestues ka “humbur vetëdijen” gjatë arrestimit.
Në anën tjetër në postime pretendohet se personi Gilot Lemorin me veshje civile për të cilin protestuesit pretendojnë se është polic, ka sulmuar protestuesit pa prezantuar veten si polic.
Ndërkohë pretendohet se Lemorin u përpoq të largojë protestuesit që brohoritnin me slogane për “armëpushim”.
Në video shihet se u regjistrua përleshje me protestuesit gjatë momentit kur Lemorin shtyn barrikadat.